Salta al contenuto principale

Homepage

Regina - Paper for People

Për ne në Regina pas çdo flete letre ka shumë më tepër.

Ka ndërgjegjësimin se ajo që bëjmë duhet të lërë gjurmë në jetën e njerëzve. Prandaj, për të bërë letrën tonë, ne mendojmë për botën dhe për njerëzit. Mendojmë për ata që do të dëshironin të kishin një siguri më shumë, ndoshta edhe të vogël. Për ata që do të donin të zgjidhnin problemet me një gjest të vogël. Ose thjesht duan në shtëpinë e tyre një higjienë që u jep një grimcë qetësie më shumë çdo ditë. Ja çfarë ka brenda çdo flete të letrës sonë: një angazhim i vazhdueshëm për cilësinë e jetës së njerëzve. Dhe pikërisht për këtë arsye letra jonë nuk do të jetë kurrë vetëm letër. Regina.

Regina, prej më shumë se 30 vitesh në shtëpitë dhe në zemrat e konsumatorëve.

E lindur në vitin 1987 nga Sofidel, REGINA është prej më shumë se 30 vitesh e pranishme në shtëpitë dhe në zemrat e konsumatorëve. Falë karakteristikave të rezistencës, përthithjes dhe butësisë së produkteve të saj, si edhe falë një komunikimi publicitar të aftë për të krijuar slogane të paharrueshme, REGINA është bërë një brand ikonë mes produkteve të konsumit të gjerë.

Promovimi i një stili jetese të pastër – Clean Living – udhëheq angazhimin e Sofidel, e cila punon për t’iu përgjigjur nevojave të përditshme të higjienës së njerëzve dhe pastrimit të shtëpisë përmes zgjidhjeve të avancuara, të orientuara drejt respektit për familjet, banesat dhe planetin.
Regina - Paper for People
Regina - Paper for People
Regina - Paper for People

Regina
Camomilla

Regina Camomilla është letra higjienike jashtëzakonisht e butë dhe rezistente që, me aromën e saj të kamomilit, garanton higjienë dhe delikatesë për të gjithë familjen.

Maskota e saj simpatike, Milla, të çon së bashku me miqtë e saj në zbulimin e një bote të pasur me lumturi, harmoni dhe ndjeshmëri.
  • Regina - Paper for People
    Letër higjienike e dekoruar me 3 shtresa, me aromë delikate
  • Regina - Paper for People
    Përbërja: celulozë e pastër
  • Regina - Paper for People
    Certifikim pyjor FSC®: produkt i realizuar me lëndë të para që vijnë nga pyje të menaxhuara në mënyrë të përgjegjshme dhe nga burime të kontrolluara.
  • Regina - Paper for People
    Mbështjellës i prodhuar me 50% plastikë të ricikluar
Regina - Paper for People

Regina
di Cuori

Regina di Cuori është letra e kuzhinës që flet për dashurinë: me strukturën e saj në formë zemre dhe shumëllojshmërinë e gjerë të dekorimeve tërheqëse, në çdo fletë është një pamje romantike.
  • Regina - Paper for People
    Letër e dekoruar kuzhine me 2 shtresa
  • Regina - Paper for People
    Përbërja: celulozë e pastër
  • Regina - Paper for People
    Certifikim pyjor FSC®: produkt i realizuar me lëndë të para që vijnë nga pyje të menaxhuara në mënyrë të përgjegjshme dhe nga burime të kontrolluara.
  • Regina - Paper for People
    Mbështjellës i prodhuar me 50% plastikë të ricikluar
Regina - Paper for People

Regina
Rotoloni

Regina Rotoloni, nuk mbarojnë kurrë! Janë dy herë më të gjatë se rrotullat normale të letrës higjienike.

Një produkt 100% italian, i realizuar me celulozë të pastër dhe i përbërë nga lëndë të para të certifikuara.
  • Regina - Paper for People
    Letër higjienike e dekoruar me 2 shtresa
  • Regina - Paper for People
    Përbërja: celulozë e pastër
  • Regina - Paper for People
    Certifikim pyjor FSC®: produkt i realizuar me lëndë të para që vijnë nga pyje të menaxhuara në mënyrë të përgjegjshme dhe nga burime të kontrolluara
  • Regina - Paper for People
    Ambalazh prej letre të riciklueshme
Regina - Paper for People
© 2026 Sofidel - P.IVA IT01256000462
Privacy & Cookies Policy | Dati sociali | Copyright